minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Wednesday, August 26, 2026

Efektivë të policisë të përfshirë në ndërtime pa leje/ AMP nis hetim në Sarandë dhe Ksamil

Publikuar më: 15 Maj, 2026 - 15:58

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Hetimet lidhen me përfshirjen e efektivëve të policisë në ndërtime pa leje, pas dy rasteve të ditëve të fundit, ku kati i një hoteli u sekuestrua nga Prokuroria dhe në një plazh u arrestuan gjithashtu 8 punëtorë, të cilët po kryenin punime pa leje.