Arkitektura Teknike e Projektit
Zhvillimi i Minuti Portal është bazuar në parimet e inxhinierisë së avancuar të web-it, duke garantuar performancë të lartë, optimizim për motorët e kërkimit (SEO) dhe një strukturë të sigurt për menaxhimin e të dhënave.
WordPress CMS Core
Si bazë e sistemit është përzgjedhur WordPress për shkak të strukturës së tij të fuqishme të modelimit të të dhënave, menaxhimit efikas të relacioneve në MySQL dhe fleksibilitetit të lartë si sistem për menaxhimin e përmbajtjes (CMS).
Custom Extensions & PHP
Logjika e tërheqjes automatike të të dhënave menaxhohet përmes skripteve të personalizuara PHP. Kjo mundëson ekzekutimin e proceseve në prapavijë (cron jobs) për të përditësuar lajmet pa shkaktuar mbingarkesë në memorien e serverit.
Performanca & Shpejtësia
Sajti është optimizuar për të pasur një Speed Index minimal. Përmes teknikave të Cash-imit të skedarëve statikë, minimizimit të kodeve CSS/JS dhe kompresimit të imazheve, arrihet një kohë ngarkimi mjaft e shpejtë për vizitorët.
Siguria e Sistemit
Është kushtuar vëmendje mbrojtjes ndaj injektimeve të dëmshme (SQL Injection dhe XSS) duke aplikuar sanitizim dhe validim strikt të çdo të dhëne hyrëse. Sistemi mbrohet gjithashtu përmes protokolleve të enkriptuara SSL.
Dizajni Responsiv
Ndërtimi i ndërfaqes grafike ndjek parimin “Mobile-First”. Falë strukturave fleksibël CSS Grid dhe Flexbox, portali përshtatet në mënyrë fluide në çdo madhësi ekrani, qofshin ato celularë, tabletë apo desktopë.