Irani ka kritikuar një takim rajonal të sigurisë të udhëhequr nga SHBA-të, të organizuar nga Bahreini, pasi zyrtarë të lartë ushtarakë nga 12 vende të Lindjes së Mesme u takuan me Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) për të diskutuar bashkëpunimin rajonal të mbrojtjes dhe sigurinë detare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, në një postim në X shkruan se Uashingtoni ka demonstruar vazhdimisht përbuzjen e tij të plotë për paqen dhe sigurinë e vërtetë në Azinë Perëndimore, duke e hedhur poshtë takimin si “asgjë më shumë se një performancë”.
Baghaei akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të fshehë politikat destabilizuese dhe sjelljen e paligjshme të SHBA-së në rajon dhe u bëri thirrje shteteve të rajonit të mbeten vigjilente dhe të nxjerrin mësime të qarta nga agresionet më të fundit ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.
The post Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë appeared first on Euronews Albania.