minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Monday, August 24, 2026

Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

Publikuar më: 2 Korrik, 2026 - 14:45

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.

Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.