Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
Publikuar më: 24 Korrik, 2026 - 08:27
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima është identifikuar si 73-vjeçari Agim Hoxha.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
The post Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim appeared first on Euronews Albania.