minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Saturday, July 25, 2026

Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat

Publikuar më: 24 Korrik, 2026 - 08:23

Në ditën e tretë, riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet pylli me pisha

Zjarri mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar në ditën e tretë të tij, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke u përhapur në zonën pyjore me pisha.

Edhe pse autoritetet njoftuan më herët se vatrat e zjarrit ishin neutralizuar plotësisht, flakët janë rikthyer dhe situata në terren mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij.

Aktualisht, po pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë për t’iu bashkuar operacionit të shuarjes së flakëve, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren për izolimin e vatrave aktive.

Zjarri, që prej tre ditësh po rrezikon pasurinë pyjore të zonës, ka hyrë në pyllin me pisha, duke shtuar vështirësitë për vënien e tij nën kontroll.

Autoritetet pritet të japin një bilanc më të detajuar mbi sipërfaqen e djegur dhe dëmet e shkaktuara.

The post Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat appeared first on Euronews Albania.