minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Saturday, July 25, 2026

Kërcënon me vetëvrasje/Autori i krimit në Roskovec izolohet në makinë, kërkon largimin e RENEA-s

Publikuar më: 24 Korrik, 2026 - 09:22

ROSKOVEC- Policia e Fierit dhe RENEA vijojnë përpjekjet për të bindur Refit Buzin, që të dorëzohet, pas krimit që kreu në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Ai është “ngujuar” brenda automjetit në kodrat e zonës së Kurjanit, ndërsa ka kërcënuar me vetëvrasje nëse nuk do largohen forcat e RENEA-s.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, po ndjek nga afër operacionin e Policisë për kapjen e 35-vjeçarit.

Ai ekzekutoi mëngjesin e së premtes me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën si dhe mori peng për disa orë ish-partneren e tij.

Fatmirësisht e reja është liruar prej tij dhe sipas të dhënave paraprake ajo ka marrë disa goditje me grushte në pjesën e shpinës. Aktualisht vijon operacioni për të bindur 35-vjeçarin që të dorëzohet/abcnews.al