minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Saturday, July 25, 2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë të “Illyrian Guard” për përballimin e emergjencave dhe zjarreve

Publikuar më: 24 Korrik, 2026 - 07:44

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë trajnuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë të kompanisë publike “Illyrian Guard”, të cilët do të angazhohen në përballimin e situatave emergjente, me fokus të veçantë në rastet e zjarreve.

Sipas Ramës, vullnetarët janë punonjës të kompanisë që kanë zgjedhur të marrin këtë përgjegjësi shtesë, duke dëshmuar se vullnetarizmi, solidariteti dhe përgatitja janë vlera që kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së vendit.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo nismë është pjesë e një modeli të ri bashkëpunimi mes institucioneve, sektorit publik dhe qytetarëve, i frymëzuar nga praktikat e vendeve më të përparuara të Bashkimit Europian.

Programi synon të forcojë kapacitetet e reagimit ndaj emergjencave civile dhe të rrisë gatishmërinë për përballimin e situatave të ndryshme, veçanërisht gjatë sezonit të zjarreve.