minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Saturday, July 25, 2026

Google do të lejojë përdoruesit të aksesojnë llogarinë e tyre përmes një video selfie

Publikuar më: 23 Korrik, 2026 - 17:02

Google po prezanton një mënyrë të re kyçje në llogaritë e përdoruesve, duke shtuar verifikimin përmes një videoje selfie. Shërbimi i ri synon t’u vijë në ndihmë përdoruesve që humbasin aksesin në pajisjen e tyre ose bllokohen jashtë llogarisë, ndërsa njëkohësisht forcon sigurinë kundër mashtrimeve.

Procesi është i thjeshtë: gjatë konfigurimit, përdoruesi regjistron një video të shkurtër duke ndjekur udhëzime si kthimi i kokës majtas-djathtas ose lëvizje të tjera të vogla. Nëse më vonë duhet të rikuperojë llogarinë, ai regjistron një video të re, të cilën Google e krahason me videon e ruajtur për të konfirmuar identitetin.

Google video selfie sign-in

Një nga sfidat më të mëdha që synon të zgjidhë Google është dallimi mes një personi real dhe përmbajtjeve të krijuara me AI, si deepfake-t. Për këtë arsye, sistemi përdor disa shtresa sigurie, duke përfshirë verifikimin e “liveness“, që kërkon lëvizje të drejtpërdrejta për të provuar se para kamerës ndodhet një person i vërtetë dhe jo një foto apo video e manipuluar.

Kjo teknologji po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, pasi inteligjenca artificiale po prodhon video gjithnjë e më bindëse. Verifikimet biometrike pritet të shndërrohen në standard për shërbimet që menaxhojnë llogari, pagesa ose të dhëna të ndjeshme.

Megjithatë, përdorimi i biometrisë ngre edhe pikëpyetje mbi privatësinë dhe ruajtjen e të dhënave personale. Google thekson se videot selfie ruhen të enkriptuara, mbrohen nga mekanizmat e sigurisë së kompanisë dhe mund të fshihen nga përdoruesi në çdo moment.

The post Google do të lejojë përdoruesit të aksesojnë llogarinë e tyre përmes një video selfie first appeared on Geek Room.