minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Thursday, September 10, 2026

Nga përplasja me tifozin përfundon në stol, Armando Broja nuk merr asnjë minutë te Burnley

Publikuar më: 9 Shtator, 2026 - 00:18

Armando Broja vazhdon që të kalojë një periudhë të keqe te Burnley. Sulmuesi shqiptar nuk është aktivizuar për asnjë minutë në ndeshjen Wrexham-Burnley, e mbyllur në shifrat 1-1.

Pasi hyri menjëherë në minutën e 45 në takimin e fundit kundër Bristol City, në atë humbje të Burnley, këtë herë Broja është lënë në stol për gjithë ndeshjen. Nuk dihet nëse ky vendim ishte për performancën e dobët të Brojës në atë përballje të kaluar apo për faktin se menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar pati një përplasje me një tifoz të Burnley te parkimi i stadiumit. /Sport Ekspres/