minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Thursday, September 10, 2026

Tetris paralajmëron për ndjekjen e rrugëve ligjore ndaj Shtëpisë së Bardhë për shkelje të të drejtës së autorit

Publikuar më: 8 Shtator, 2026 - 12:51

Tetris ka reaguar ndaj një loje të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila duket se është frymëzuar drejtpërdrejt nga loja ikonike e puzzle-ve, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me projektin dhe se i merr shumë seriozisht çështjet e të drejtave të autorit.

Më 3 shtator, Shtëpia e Bardhë lançoi një arcade online me pesë lojëra në stil retro, të krijuara për të promovuar agjendën politike të presidentit Donald Trump. Një prej tyre, “Build the Wall”, përdor një mekanikë shumë të ngjashme me Tetris.

Në lojë, përdoruesit duhet të vendosin blloqe që bien nga lart për të mbrojtur kufirin jugor të SHBA-së gjatë një skenari të përshkruar si “sulm zombie në kufi”. Nëse blloqet arrijnë në pjesën e sipërme të ekranit, shfaqet mesazhi “border breached”.

Pas publikimit, llogaria zyrtare e Tetris në rrjetet sociale bëri të qartë se kompania nuk ishte përfshirë në krijimin e lojës.

Te Tetris besojmë te fuqia e lidhjes dhe bashkimit të njerëzve, jo te ndarja e tyre”, deklaroi kompania, duke shtuar se The Tetris Company nuk kishte asnjë rol në krijimin e “Build the Wall”. Mesazhi përfundoi me një paralajmërim të qartë: “Shkeljen e të drejtave të autorit e marrim shumë seriozisht.”

Deri tani, Tetris nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmarrë hapa ligjorë apo i ka dërguar Shtëpisë së Bardhë një letër zyrtare për ndalimin e lojës.

Build the Wall” nuk është e vetmja lojë që ngjan me një titull ekzistues. “Rio Run” kujton Snake, ndërsa “Flappy Bill” ndjek formulën e famshme të Flappy Bird.

The post Tetris paralajmëron për ndjekjen e rrugëve ligjore ndaj Shtëpisë së Bardhë për shkelje të të drejtës së autorit first appeared on Geek Room.