minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Monday, October 5, 2026

Shpërthimi në hidrocentralin në Zvicër/ Objekti përfshihet nga flakët, humbin jetën dy persona

Publikuar më: 9 Shtator, 2026 - 17:49

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas shpërthimit në një hidrocentral të vjetër në jug të Zvicrës, njoftuan autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në një hidrocentral në fshatin Piota, në kantonin e Ticinos. Sipas policisë, shpërthimi u pasua nga një zjarr, duke përfshirë dy punëtorët, të cilët ndërruan jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Një prej viktimave ishte një shtetas zviceran 55-vjeçar, ndërsa identiteti i punëtorit tjetër ende nuk është bërë i ditur.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Sipas transmetuesit shtetëror RSI, hidrocentrali i vjetër ishte duke iu nënshtruar punimeve të rinovimit, në kuadër të planeve për rindërtimin e objektit.