minuti.al

Index Multi-Burimor i Lajmeve

Monday, October 5, 2026

Zbulohet arsyeja e mungesës së Strakoshës në Champions, alarm për Kombëtaren shqiptare

Publikuar më: 8 Shtator, 2026 - 19:56

Tomas Strakosha nuk ishte pjesë e skuadrës së AEK-ut mbrëmjen e sotme. Portieri shqiptar mungoi në ndeshjen e parë të ekipit grek në Ligën e Kampionëve. Tashmë në mediat helene është zbuluar edhe arsyeja përse gardiani kuqezi nuk u përfshi në listën e lojtarëve të disponueshëm.

Strakosha pësoi një dëmtim në përballjen e fundit kundër Arisit, e cila rezultoi më e rëndë se sa pritej. Bëhet me dije se portieri i AEK-ut do të humbasë të gjitha ndeshjet deri në pushimin e Kombëtareve. Një lajm i keq edhe për Kombëtaren kuqezi, teksa Strakosha me shumë ngjasa nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kombeve./Sport Ekspres/