SULMI NË GJERMANI/ Begaj: Të dënohet në termat më të ashpër
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin në tregun e Krishtlindjes në qytetin Magdeburg në Gjermani, ku një makinë hyri mes turmës së qytetarëve duke shkaktuar disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj thotë se ky sulm duhet dënuar në termat më të ashpër, teksa shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë.
“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shprehet Presidenti Begaj.
Drejtuesi i mjetit që hyri mes turmës së njerëzve është arrestuar nga policia gjermane. Ai është një 50-vjeçar me origjinë saudite që ka punuar si mjek.