minuti.al

... e reja e cdo minuti!

MOTI I KEQ/ Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në Durrës

Durrësi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu që kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për këtë arsye, një ditë më parë është urdhëruar pezullimi i lundrimit të anijeve të vogla. Kushtet atmosferike përbëjnë rrezikshmëri nëse këta të fundit do të jenë në det të hapur.

Të vetmit që nuk kanë pasur probleme, janë tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, të cilët kanë mbërritur në orar dhe kthimi do të bëhet në orarin e paracaktuar nga ana e tyre.