minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Rrëfehet Zhani Ciko, tregon çfarë i kërkoi si nder Parashqevi Simaku

Mjeshtri i madh, Zhani Ciko, në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka rrëfyer këngëtaret që në atë kohë ishin rivale të Parashqevi Simakut

Ciko solli në vëmendje motrat Libohova, Irma dhe Eranda, por edhe Lindita Kondakçi. Gjithsesi mjeshtri i madh tha se Parashqevia ishte një vajzë që kishte ambicie.

“Parashqevia ishte shumë e zgjuar, kishte një fjalor shumë të edukuar, fin dhe elegant”, tha Ciko.

Ciko rrëfeu se Parashqevia nuk ka marrë pjesë në festivalin e parë që ai organizoi në RTSH, për shkak se në atë kohë sapo kishte përfunduar recitalin.

Ai tha se Parashqevia në atë kohë iku dhe ndihma që i kërkoi ishte t’i siguroja një vizë në ambasadën italiane.

“Më kërkoi ndihmë që t’i siguroja vizën. Donte të ikte në Itali dhe atje e prisnin të tjerë persona”, tha Ciko.

Ai tha se Parashqevia donte të ikte jashtë që të konfirmonte talentin e saj dhe në atë kohë ishte e vështirë që ti thoje që ishte e vështirë.