Serie A/ Gjimshiti mund Ismajlin, Atalanta kalon edhe pengesën “Empoli”
Njëri është kapiten në Kombëtare e tjetri konsiderohet si lider i mbrojtjes së Empoli.
Skuadrat e dy “yjeve” të mbrojtjes së Kombatares sonë, Berat Gjimshiti e Ardjan Ismajli, Atalanta e Empoli u përballën mbrëmjen e kësaj të diele në “Geëiss Stadium”, me “Bergamaskët” vendas që arritën të fitonin me rezultatin e ngushtë 3-2.
“Ylli” absolut në skuadrën e teknikut Gian Piero Gasperini ishte padyshim belgu Charles De Ketelaere me një dopietë personale në minutat 34’ e 86’, ndërsa për golat e tjerët menduan Lookman, për vendasit e “La Dea”, ndërsa Colombo e Sebastiano Esposito ngushtuan diferencën por pa mundur të bënin dot më shumë.
Falë këtij rezultati, Atalanta ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe rimerr sërish vendin e parë në tabelën e Serie A me 2 pikë më shumë se Napoli, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 11-të me 19 pikë. /i.m /abcnews.al