SHOKUESE/ 60-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Mallakastër
publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 14:16
Dy shtetas janë vënë në pranga nga policia: Sh. L., 60 vjeç, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare në Ballsh. Po ashtu, E. Sh., 38 vjeç, u procedua për dhunë psikologjike ndaj motrës së tij në Lushnjë.
Njoftimi:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.