minuti.al

... e reja e cdo minuti!

STATISTIKAT/ Tirana nuk njeh humbje me Elbasanin që prej 2008-ës

publikuar nga F.autor, ne #AlpeNews. ora 15:50


Tirana ka një mision të vështirë këtë javë. Të mundë Elbasanin, një skuadër, që më parë ka qenë rivalja e madhe e bardhebluve.

Një duel, që të kthen pas në kohë e të kujton jo vetëm përballjen sportive në fushë, por edhe garën në shkallët e stadiumit. “Fanatics” e “Tigrat verdheblu” gjithmonë e kanë mbushur stadiumin.

Gjithmonë kanë dhënë spektakël si në kryeqytet dhe Elbasan. Mjafton që të kujtojmë që tek Elbasani në vitet e arta kanë luajtur emra si Dede apo Sina, ikona bardheblu.

Për të mos harruar duelin e famshëm Muka-Dede, me këtë të fundit që ishte trajneri, i cili ktheu Elbasanin në Superiore. Tirana i ka në favor shifrat kundër Elbasanit. Ajo nuk thyhet që prej 2008-ës. Humbja e fundit daton më 9 nëntor 2008, kur verdheblutë fitonin në “Ruzhdi Bizhuta” me shifrat 1-0, me një gol të Abazajt.