minuti.al

... e reja e cdo minuti!

“Situatë shpërthyese”, astrologia parashikon periudhën e vështirë për shenjat gjatë prillit

publikuar nga B K, ne #JavaNews. ora 18:00


Prilli sjell energji pak më pozitive nga ana astrologjike. Ditët e para të tij, ndodh kthimi në vijë të drejtë i  planetëve që deri më tani ishin në prapavijë (Mërkuri, Afërdita) duke na dhënë një hov të ri. Gjithsesi,  vështirësitë dhe pengesat do të vijojnë të jenë  të pranishme, paralajmëron astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Sipas astrologes, ngjarjet e marsit do të ndikojnë edhe këtë muaj. Situatat ndërlikohen paksa nga data 19-25 prill dhe mund të përshkallëzojnë në konflikte.

Chrysanthi Kalogeri: Muaji prill nuk është aq i ngarkuar sa marsi. Do të kthehet Mërkuri në datën 7 në kurs të drejtë, do të kthehet Afërdita kështu që mbarojnë problemet në prapavijë që kemi filluar që nga nëntori dhe na kanë lodhur dhe kanë sjellë pengesa e vështirësi. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që disa nga aspektet që do të shohim në muajin prill, do t’i kenë bazat e rrënjët në muajin mars sepse hëna e plotë në Peshore në datën 13, na sjell përballë konflikteve, pengesave, prishjeve të  marrëdhënieve që i kanë rrënjët te planetët në prapavijë, eklipset dhe sidomos të atij të datës 29 mars.  Një periudhë e vështirë vjen nga data 19-25 me Marsin në Luan që takon Plutonin ku do të ketë një situatë pak shpërthyese, një luftë të hapur. Gjatë prillit, do të kemi kontradikta për pretendime territoriale në nivel botëror, por edhe konflikte në nivel social, politik apo personal ku qëllimi i tyre është në interesa financiare. Kjo kryesisht me kalimin e planetëve në shenjën e Demit pas datës 20 dhe hënën e re më 27 prill dhe rezultatet do t’i shohim në maj. Brenda prillit mund të kemi fenomene natyrore sepse implikohet Marsi me Plutonin. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm sidomos rreth datës 13 dhe 19-25 prill, por edhe me hënën e re në Dem ku do t’i shohim rezultatet më pas.

Dashi – Gjatë këtij muaji do të jeni shumë aktivë deri në datën 20-25, përqendrohuni  në marrëdhënie e bashkëpunime. Mos u nxitoni, mos merrni mendime të nxituara para datës 25. Do të zgjidhni probleme lidhur me punën, familjen, pronën gjatë kësaj periudhe. Pas kësaj date, fokusohuni në sferën financiare dhe sigurinë e brendshme.

Demi – Gjatë muajit prill e deri në datën 20 veproni më të tërhequr, në intimitet, rishikoni planet tuaja,  gjeni kohë të çlodheni, shikoni një film me të dashurin tuaj, bëni planet për hapat e menjëhershëm pas  kësaj date. Jini të kujdesshëm nga data 19-24 të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Mbroni marrëdhëniet personale e profesionale dhe do të keni mbështetje e mundësi të realizoni ndryshimet që doni. Ndoshta këto ndryshime mund të vijnë të detyruara sesi është momenti të përshtateni.

Binjakët – Është një periudhë ku akoma keni probleme nga e kaluara, probleme në jetën profesionale, sociale ose personale dhe për momentin, të lindurit në 10-ditëshin e tretë,  merrini me qetësi këto   çështje. Do ta gjeni veten më mirë pas datës 7 dhe kryesorja, kapni shanset që ju paraqiten dhe përfitoni nga to. Periudha është erotike për ju në datën 25, por mos u nxitoni dhe mos merrni vendime  përfundimtare. Pas datës 25, fokusohuni në jetën intime që do t’i vini në zbatim pas datës 20 maj.

Gaforrja – Është një periudhë pozitive 10-ditëshi i parë i muajit sepse mund të rishikoni gjërat për të ardhmen, të udhëtoni, të arrini dhe të përforconi pozitat dhe arritjet tuaja. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, por edhe të tjerët, duhet të përpiqen të kenë një ekuilibër midis karrierës, jetës sociale  e familjes. Mos i acaroni gjërat, mos u bëni gërnjarë dhe pas datës  24-25, fokusohuni  në sferën financiare ku do të keni të ardhura, por duhet të jeni edhe parashikues sepse do të dalin shpenzime aty ku s’e prisni. Mbështetuni në forcat tuaja sepse të tjerët jo se nuk duan t’ju ndihmojnë, por ndoshta s’do të kenë mundësi.

Luani – Në 10-ditëshin e parë mund t’ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me sferën financiare dhe mbështetjen që kërkoni për të bërë ndryshime në jetën sociale ose sferën profesionale. Me pak punë e vështirësi, nëse do të insistoni do të gjeni mbështetje. Kryesorja është që në datën 11, Marsi kalon në shenjën tuaj dhe do tëjetë një periudhë shumë aktive për ju, do të krijoni, do të realizoni dyfishin e punës në krahasim me një periudhë tjetër. Jini shumë të kujdesshëm nga data 19-25 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 5-6 ditët e para të shenjës. Jini të kujdesshëm me hënën e re në Dem në datën 27 ku duhet të mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë. Përgjithësisht periudha deri në datën 19-20 është e mirë për ju, hapen horizonte të reja. Përpara se të merrni vendime përfundimtare për planet afatshkurtër, mirë është t’i hetoni edhe njëherë dhe të mos nxitoheni për fillimet që doni të bëni.

Virgjëresha – 10-ditëshi i parë i muajit është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet tuaja personale,  profesionale, një bashkëpunim financiar që donni të bëni. Do të spastroni marrëdhëniet tuaja, disa do  të forcohen, do të shkojnë në një hap tjetër, për disa të tjera do të merrni vendime përfundimtare. Në pjesën e parë të muajit dhe në datën 20-25, fokusohuni më tepër në sferën financiare, jini të kujdesshëm e parashikues, të kujdesshëm në detyrimin ndaj të tjerëve dhe të fokusuar në mënyrën sesi do të menaxhoni xhepin tuaj. Pas datës 20, periudha është shumë e mirë për ju dhe sidomos pas datës 25 ku do të keni ndryshime në lidhje me planet për të ardhmen.

Peshorja – Është një muaj shumë i rëndësishëm ku vëmendja juaj do të jetë te marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe do të keni disa ndryshime. Duhet të përqendroheni te vetja dhe të shikoni çfarë doni, të kujdeseni më tepër për veten. Do të gjeni, ndryshoni punë dhe të keni arritje. Pas datës 25,  fokusohuni në sferën financiare dhe bëni një menaxhim të mirë aty.

Akrepi – Periudha është shumë e ngarkuar në përditshmëri e punë ku duhet të jeni të kujdesshëm, por duhet të kujdeseni edhe për shëndetin, të çlodheni, të evitoni prapaskenat nëse keni probleme që mund t’ju ekspozojnë. Pas datës 20-24, vëmendja duhet të jetë te marrëdhëniet e bashkëpunimet ku do të ketë ndryshime. Kini kujdes nga data 19-24 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 4-5 ditët e para të shenjës.

Shigjetari – Është periudhë shumë aktive, do të jeni shumë sociale, por pengesat mund të ndikojnë në anën psikologjike. Mos e lini veten të bjerë, por fokusohuni  në jetën tuaj personale, erotike, çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe zgjidhini me qetësi. Pas datës 25, fokusohuni te përditshmëria dhe  ndryshimet në punë.

Bricjapi – Muaji  është shumë aktiv sidomos në 10-ditëshin e parë të tij ku jeni në lëvizje, me kontakte, me udhëtime të vogla ku doni të promovoni punën, veten e planet. Muaji prill kërkon përkushtim në një ekuilibër mes sferës sociale, punës dhe familjes. Kini kujdes në presionet që do të keni nga të tjerët, bashkëshorti,  bashkëpunëtorët apo familja dhe trajtoni me qetësi presionet. Periudha do të jetë më e mirë nga data 20-25 që do të jetë erotike e krijuese.

Ujori – Është një periudhë me fat, fokusi në 11 ditët e para është sfera financiare. Mund të keni një përfitim që s’e prisni. Në pjesën e parë të muajit, foksuohuni në plane që keni për të ardhmen, por mos  merrrni vendime përfundimtare. Nga data 19-24, shumë të kujdesshëm të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Nga data 20, foksuohuni në shtëpi e familje ku mund të ndryshoni vendbanimin.

Peshqit – Një periudhë shumë e mirë për ju, Neptuni ka ikur, por prekeni nga probleme personale e familjare. Do të keni zhvillime shumë të mira. Gjatë muajit prill, fokusi do të jetë në sferën financiare, në  iniciativat që doni të merrni të cilat duhet të jenë shumë të kujdesshme. Pas datës  20, do të udhëtoni, komunikoni, lëvizni e bëni kontakte që do të ndikojnë në cilësinë e jetës.