Spiropali i “rrëmben” Berishës kryebashkiakun e Kavajës, shfaqen bashkë në Muzeun Etnologjik
publikuar nga E S, ne #JavaNews. ora 21:10
Sot në Kavajë, në ceremoninë e 26-vjetorit të rënies dhe përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, djaloshit kavajas, Indrit Cara, u pa, përveç të tjerash, edhe një spektakël politik.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë, u prit me nderime nga Kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja.
I pranishëm ishte edhe Presidenti Bajram Begaj. Dhe nuk mungonte as ish Kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pjesëmarrës i rregullt në veprimtaritë me natyrë kombëtare në Shqipëri.
Katërshja morën pjesë bashkarisht jo vetëm në nderimin e dëshmorit Indrit Cara, por edhe në veprimtari të tjera rutinë, siç ishte vizita në Muzeun Etnografik të qytetit.