VIDEO/ Asgjësohen mbi një mijë bimë kanabis, dy të proceduar në Shkodër
publikuar nga ina kashari, ne #ABC News. ora 13:31
Shkodër- Policia ka vijuar kontrollet për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike
Gjatë kontrolleve të kryera në qarkun e Shkodrës, janë gjetur dhe asgjësuar 1233 fidanë e bimë të dyshuara kanabis ( 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis)
Ndërkohë janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis;
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.