minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Makina përplas këmbësorët/ Katër të plagosur, incidenti pas një sherri

publikuar nga ina kashari, ne #ABC News. ora 14:10


Një makinë ka përplasur disa këmbësorë në Leicester të Britanisë së Madhe. Katër persona mbetën të plagosur, dy burra dhe dy gra.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një tjetër pësoi lëndime më të lehta.

Incidenti ndodhi pas një raportimi për një sherr në të njëjtin vend, tha Policia e Leicester.

Policia tha se i dyshuari dhe katër të plagosurit kishin qenë të gjithë të pranishëm në një aktivitet privat aty pranë para përplasjes.

Një burrë 31-vjeçar, nga Leicester, është arrestuar nga efektivët dhe është dërguar në paraburgim.

/abcnews.al/