Largohet nga banesa ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij
publikuar nga E S, ne #JavaNews. ora 15:27
Familjarët e Mark Gjon Caka, banor i lagjes 16 Durrës, kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Ai është larguar nga banesa që nga dita e djeshme, rreth orës 15:00, dhe nuk gjendet.
Ish-ushtaraku 79-vjeçar vuan nga skleroza dhe bashkëshortja përveç ndihmës së policisë kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Nëse kanë informacion ose e shohin të telefonojnë në nr. 0694896933, ose të njoftojnë në polici.