minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Gjykata bëri sikur e dënoi, drejtoresha e Veliajt nxjerr gjuhën nga Athina

publikuar nga user 5, ne #Lapsi.al. ora 16:47


Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së për ta dënuar me 1 vit burg.

Vetëm pas tre ditësh Deborah ka shpërndarë një postim në platformën Instagram ku duket se dënimi nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private. Ajo shfaqet në një koncert, në shoqërinë e disa personave dhe duket se po e ‘shijon në maksimum`. Pra dënimi nga gjykata Gjykata e Posaçme nuk e ‘ka bezdisur` aspak Keçin.

Keçi u dënua para pak ditësh për shkelje të barazisë në tendera me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvetura në 8 muaj burg. Gjithashtu dënimi në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik si edhe i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

View this post on Instagram

A post shared by 𝓓𝓮𝓫𝓸𝓻𝓪𝓱 𝓚𝓮ç𝓲 (@deborahkeci)