Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Italia dhe Greqia
publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 16:39
Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë nga Greqia dhe Italia. Në Greqi u arrestua një 34-vjeçar me inicialet N. K., alias N. T., ndaj të cilit Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet si bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike në një parcelë në zonën e Ulëzës, Dibër, në vitin 2022. Pas ndalimit të tij nga autoritetet greke, u krye me sukses ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, në Milano të Italisë, u kap dhe u ekstradua një 44-vjeçar me inicialet O. J., alias O. Ç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Fierit me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kapja e tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.