minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Kush është Istvan Kovacs, mësuesi i fizkulturës që arbitron finalen e Champions

publikuar nga user 2, ne #Lapsi.al. ora 16:07


40 vjeç, ndërkombëtar që nga viti 2010, mësues i edukimit fizik dhe arbitri më i mirë rumun: Istvan Kovacs është gjyqtari i finales së Champions League PSG-Inter. Me precedentë shumë pozitivë ndaj skuadrave italiane: 5 ndeshje, dy Kupa të fituara (Conference League me Romën dhe Europa League me Atalantën) dhe asnjë humbje (2 fitore dhe një barazim për zikaltërit). Një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010, i cili e ka kryqëzuar tashmë rrugën me Interin në tre raste. Të gjitha janë mbyllur me të njëjtin rezultat dhe të njëjtin epilog: 1-0 në favor të zikaltërve.

Zgjedhja e UEFA-s për PSG-Inter, finalja e Champions League 2024-2025, ka rënë mbi Istvan Kovacs, i cili do të ketë detyrën dhe barrën për të gjykuar siç duhet ndeshjen më të rëndësishme për klube të këtij sezoni. Në “Allianz Arena” do të jetë pra ai nën vëzhgimin e të gjithëve për të parë nëse do të ketë episode të veçanta që duhet t’i menaxhojë në mënyrën më të mirë për të shmangur kritika të lehta dhe polemika të mëvonshme. I konsideruar në mënyrë unanime si arbitri më i mirë i të gjitha kohërave në Rumani, Kovacs gjykon në nivel ndërkombëtar që nga viti 2010 me përvojë të mirë në shpinë. Mësues edukate fizike, 40 vjeç, ka pasur tashmë raste për të spikatur dhe për të fishkëllyer në ndeshje ku janë përfshirë skuadra italiane.

Precedentët me italianët dhe me Inter: asnjë humbje

Precedentët e Kovacs me formacionet tona janë më shumë se pozitivë dhe “ikonikë”. Ai ka qenë arbitri i finales së Conference League 2021-2022 që u fitua nga Roma e José Mourinhos ndaj Feyenoordit në Tiranë. Dhe ai i finales së Europa League sezonin e kaluar, që e pa Atalantën të ngrinte trofeun duke mposhtur Bayer Leverkusenin në Dublin.

Edhe precedentët me Inter janë pozitivë: në këtë edicion të Champions, në ndeshjen e 6 nëntorit 2024, ai gjykoi sfidën ndaj Arsenal, e vendosur më pas nga goli i Hakan Calhanoglu. Më herët, Kovacs kishte arbitruar gjithashtu edhe Inter-Atletico Madrid më 20 shkurt 2024, ndeshja e parë e 1/8-ve të Champions League, e fituar 1-0 nga Inter falë golit të Arnautovic. Po ashtu edhe Shakhtar Donetsk-Inter më 28 shtator 2021, që në atë rast përfundoi pa gola.

Skuadra e arbitrave për PSG-Inter, finalja e Champions League

Arbitër: István Kovács (Rumani)
Asistentë: Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi (Rumani)
Arbitër i katërt: Joao Pedro Silva Pinheiro (Portugali)
Asistent rezervë: Bruno Miguel Alves Jesus (Portugali)
VAR: Dennis Johan Higler (Holandë)
Asistent VAR: Catalin Sorin Popa (Rumani)
Mbështetje VAR: Paulus van Boekel (Holandë)