Të shpallur në kërkim/ Dy shqiptarë ekstradohen nga Italia dhe Greqia
publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 16:04
TIRANË- Dy shqiptarë, të cilët ishin në kërkim janë arrestuar dhe ekstraduar nga Greqia dhe Italia.
Nga Greqia është ekstraduar një 34-vjeçar, i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.
Konkretisht, në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.
Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një 44vjeçar i dënuar për dhunë në familje.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar atë me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”./abcnews.al