minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Tarifat e Trump, reagon BE: Të keqardhur, do kundërpërgjigjemi

publikuar nga xhir jeta, ne #ABC News. ora 16:02


Komisioni Evropian ka njoftuar se shpreh keqardhjen e madhe për rritjen e paralajmëruar të tarifave amerikane për importet e çelikut dhe se Bashkimi Evropian është i gatshëm të prezantojë kundërmasa.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se ai planifikon të rrisë tarifat për importet e çelikut në Shtetet e Bahskuara të Amerikës nga njëzetepesë në pesëdhjetë për qind, duke rritur presionin ndaj prodhuesve globalë të çelikut dhe duke u zotuar të thellojë luftën e tij tregtare.

“Na vjen keq shumë për rritjen e paralajmëruar të tarifave amerikane për importet e çelikut nga njëzetepesë në pesëdhjetë për qind”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në një deklaratë.

"Ky vendim kontribuon në pasiguri shtesë kur bëhet fjalë për ekonominë globale dhe ndikon në koston e konsumatorëve dhe bizneseve në të dy anët e Atlantikut,” tha zëdhënësi, duke shtuar se "rritja e tarifave minon gjithashtu përpjekjet aktuale për të arritur një zgjidhje të dakorduar”.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha gjithashtu se Bashkimi Evropian kishte vendosur të ndalonte kundërmasat e tij për të lënë hapësirë ​​për negociata të mëtejshme. "BE është e gatshme të prezantojë kundërmasa, të cilat do të përfshijnë një përgjigje ndaj rritjes së fundit të tarifave të Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha zëdhënësi.

"Komisioni Evropian aktualisht po finalizon konsultimet mbi kundërmasat e zgjeruara. Nëse nuk arrihet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht, masat ekzistuese dhe ato shtesë të BE-së do të hyjnë automatikisht në fuqi më katërmbëdhjetë korrik dhe ndoshta më herët nëse rrethanat e kërkojnë këtë,” thuhet në deklaratë, raporton KosovaPress.