Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Berishën
publikuar nga user 5, ne #Lapsi.al. ora 17:38
Bamir Topi thote se opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të lumtur për shifrat që prodhoi procesi elektoral i 19 ditëve më parë.
Ish-kreu i shtetit e vlerësoi si hipokrizi të konfirmuar qëndrimin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve, pasi siç shtoi Topi, lidershipi demokrat e dinte epilogun e 11 majit. Këshilla e Topit për PD-në dhe demokratët ishte të mbyllin përfundimisht raportin shpirtëror politik me Sali Berishën. "Ata duhet të jenë të lumtur. Dhe brenda tyre ndihen të lumtur”, thote Topi.
Ka një hipokrizi tanimë të konfirmuar të Sali Berishës për atë çka ai demonstron në ditët pas zgjedhjeve. Jo në sensin personal, por ka një shfaqje hipokrizie. Njeriu që e dinte dhe e perceptonte rezultatin në mënyrë shumë realiste, është ai. Këtu mbaron besimi që çdo njeri, demokrat, njeri i lirë në zgjedhjet e tij, pjesa gri, për më tepër intelektualët, po të kenë pak sens analize, duhet të mbyllin në mënyrë definitive raportin shpirtëror politik me Sali Berishën. Nuk është çështje e një marrëdhënie personale, ato janë lënë pas, por flas këtu për interesin publik, interesi publik nuk është vetëm ditën që hedh votën, por interesi publik është mbrapa, a përfaqësohesh politikisht apo jo, a realizohen premtimet apo jo, a të kthehet besimi tek institucionet apo jo, a është ky shtet i partive apo i individit… Ndërkohë që duhet të ishte, partitë politike në Parlament ndërtojnë shtetin e të gjithëve. Fakti që shoqëria shqiptare ndahet, edhe në ata që ndahen pjesë në zgjedhje gati-gati ekuivalente, tregon 2 gjëra, e para ky sistem nuk funksionon dhe nga ana tjetër tregon që ky shtet nuk është më i qytetarëve por është shteti i interesave politike dhe të njerëzve të lidhur me politikën”, tha Topi ne nje interviste per News 24.