minuti.al

... e reja e cdo minuti!

VIDEO/ Pësoi defekt gjatë lundrimit dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet skafisti në Vlorë

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 18:15


VLORË– Policia Kufitare në Vlorë i vjen në ndihmë një skafi, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare te Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord, i cili rrezikonte të mbytej për shkak te defektit në motor, por dhe detit me dallgë.

Skafi është tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në zonën e Tri Portit, ndërkohë personi në skaf është në gjendje te mirë shëndetësore./abcnews.al