minuti.al

... e reja e cdo minuti!

SHBA, kamioni me rreth 250 milionë bletë përmbyset në rrugë

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 17:46


Një kamion me 250 milionë bletë është përmbysur në Washington, SHBA. Aksidenti ndodhi pranë Lynden, jo shumë larg kufirit kanadez, kur kamioni që transportonte koshere bletësh u përmbys në një kanal.

Sipas informacioneve zyrtare kamioni ka dalë nga rruga pasi ka marrë një kthesë të gabuar. Policia, shërbimet komunale dhe bletarët e shumtë vendas mbërritën shpejt në vendngjarje dhe filluan një operacion për të shpëtuar kosheret.

🚚In the U.S. state of #Washington, a quarter of a billion bees were set loose after a truck carrying beehives overturned.
The Whatcom #CountySheriff’s Office reported the incident on social media: “Two hundred fifty million bees are now loose. Avoid the area due to potential… pic.twitter.com/NBsy3hzIBH

— News.Az (@news_az) May 31, 2025


Bëhet e ditur se për shkak të rrezikut nga pickimet, qytetarët janë këshilluar që të shmangin zonën.

Jo në pak raste, bletët shpesh transportohen nëpër SHBA.

Alan Woods, president i Shoqatës së Bletarëve të Washingtonit, tha se shteti duhet të krijojë një protokoll të standardizuar për reagimin emergjent në situata të tilla.

Ai paralajmëroi se incidente të tilla nuk janë të rralla. Konkretisht në vitin 2015, rreth 14 milionë bletë u arratisën nga një kamion në veri të Seattle dhe filluan të thumbojnë njerëzit.