Hamasi paraqet përgjigjen ndaj planit të SHBA-së për armëpushimin në Gaza
publikuar nga Xhensila Buba, ne #Euronews. ora 18:33
Hamasi thotë se ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi amerikan për armëpushim të paraqitur më parë këtë javë.
Grupi tha në një deklaratë se ishte i përgatitur të lironte dhjetë pengje izraelite të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur, që është numri i specifikuar në marrëveshjen e propozuar, në këmbim të një lirimi të dakorduar të të burgosurve palestinezë.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se ajo shprehu gjithashtu rezervat e saj në lidhje me draftin, të propozuar nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, pasi mori miratimin nga izraelitët.
Në një përgjigje të detajuar, Hamasi përsëriti kushtet e njohura të lëvizjes: një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe garanci për rrjedhën e vazhdueshme të ndihmës humanitare.
Asnjëra prej këtyre nuk është në ofertën që është aktualisht në tryezë, dhe përgjigjja e Hamasit nuk përbënte as një refuzim të qartë dhe as një pranim të qartë të propozimit.