minuti.al

... e reja e cdo minuti!

SIGURIA SHËNDETËSORE GJATË SEZONIT TURISTIK/ Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 16:37

Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për sezonin turistik, inspektorët shëndetësorë po vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme akomoduese dhe ofrimit të shërbimeve për pushuesit për respektim të kushteve higjieno-sanitare.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka inspektuan nga afër një subjekt në Tiranë i cili prej dy vitesh ushtron  aktivitetin e tij në fushën e turizmit duke ofruar shërbimin e bar-restorant, akomodim-hoteleri dhe pishina.

Fokusi i këtij inspektimi ishte respektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe kritereve të përdorimit të pishinave me qëllim garantimin e një sezoni turistik të shëndetshëm dhe të sigurt për pushuesit.