Pësoi defekt gjatë lundrimit dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet skafisti në Vlorë
publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 18:26
Një skafist ka ngecur në det pasi ka pësuar defekt në motor. Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare te Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord, i cili rrezikonte të mbytej për shkak të detit me dallgë.
Skafi është tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në zonën e Tri Portit, ndërkohë personi në skaf është në gjendje te mirë shëndetësore