minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Bie nga lartësia, humb jetën punëtori i huaj në Tiranë

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 18:49


TIRANË- Një punëtor nga Bosnja Hercegovina ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia e Tiranës thekson se viktima është një 48-vjeçar.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj, rreth 48 vjeç, nga Bosnjë-Hercegovina”, njoftoi policia.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./abcnews.al