Bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë punëtori nga Bosnje-Hercegovina
publikuar nga user 11, ne #Lapsi.al. ora 19:36
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Një punëtor i huaj ka rënë nga një pallat në ndërtim. Për pasojë ai ka humbur jetën. Sipas policisë, 48-vjeçari ishte nga Bosnje-Hercegovina.
Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.