minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Shebeniku në festë/ 17 vite që nga shpallja e tij si “Park Kombëtar”

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 20:14


LIBRAZHD– Një festë mes traditës, kulturës dhe natyrës së mrekullueshme. Kjo ishte atmosfera në parkun kombëtar të Shebenikut, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të festuar 17-vjetorin e krijimit të parkut.

Kryetari I bashkisë së Librazhdit ftoi të gjithë qytetarët të vizitojnë jo vetëm këtë park, por të gjithë zonën pasi janë të shumta destinacionet turistike.

Kjo festë u iniciua nga drejtoria e zonave të mbrojtura, drejtuesi I të cilit tha se të tilla festa nxisin turizmin dhe promovojnë vlerat. Ndërsa bashkiaku I Librazhdit theksoi edhe investimet që po kryhen në këtë park, të cilat do ndihmojnë në rritjen e numrit të turistëve.

Parku Kombëtar i Shebenikut është një thesar natyror i Shqipërisë, i njohur për pasurinë e tij ekologjike, peizazhet mahnitëse dhe rëndësinë ndërkombëtare. Mbi 70% e llojeve të shpendëve janë të përhershme dhe shumë prej tyre janë të mbrojtura ndërkombëtarisht. Ujërat e lumit Bushtrica dhe Qarrishta janë të rëndësishme për troftën e malit, një specie e mbrojtur.

Parku është shtëpia e shumë bimëve të rralla dhe endemike e po ashtu është i njohur për 14 liqenet akullnajore dhe shpellat me vlera të veçanta.

Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët.

Në vitin 2017, Rrajca, një zonë brenda parkut, u shpall pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë pyjeve të ahut mbi 300 vjeçar që përmban. Ky status e bën parkun një pasuri natyrore me rëndësi globale./abcnews.al