minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet e superpërballjes PSG-Inter

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 20:07


MYNIH- Paris Saint-Germain dhe Inter do të diskutojnë në orën 21:00 trofeun e finales së madhe të Uefa Champions League.

Të dyja skuadrat i kanë shkuar shumë afër në të kaluarën trofeut, por francezët u mposhtën nga Bayern Munchen në finalen e vitit 2020, ndërsa ekipi italian Interi u mund  nga Manchester City, dy vite më parë.

Takimi mes PSG dhe Inter luhet në Gjermani, në stadiumin "Allianz Arena” të Mynihut. Të dy trajnerët kanë publikuar dhe rreshtimin e skuadrave, në një finale tepër emocionuese.

Formacionet e ekipeve: 

PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.

INTER: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.

Ekipi italian synon trofeun e katërt në histori, ndërsa PSG të parin/abcnews.al