Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter
publikuar nga S T, ne #JavaNews. ora 20:03
Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por tifozët duket se e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.
Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.
Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.
E tillë pritet të jetë finalja edhe në fushë, por me një luftë sportive mes ekipeve.
Les ultras de l`inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l`ambiance bon enfant
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv
— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025