minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Tifozët e PSG dhe Inter, përplasje të dhunshme në prag të finales

publikuar nga RedaksiaLexo, ne #Lexo. ora 20:00


Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.

Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.

Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.

Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyrja e autoriteteve, që shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

Les ultras de l`inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l`ambiance bon enfant 🤦🏽‍♂️
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv

— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025