minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Rikthehet më fund FLORI MUMAJESI

publikuar nga RedaksiaLexo, ne #Lexo. ora 21:12


Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero.

Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale. Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore.

Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një InstaStory ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet zëri i tij, ndërkohë në studio për të kompozuar shihet që është prezent, këngëtarja Kejsi Tola, Klajdi Haruni dhe Bruno.

Me këtë video zbulohet dhe raporti mes Brunos dhe Florit, dyshe e cila u përfol se patën një ‘krisje’ në raportin mes tyre, por duket se gjërat janë rregulluar. Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta ndërsa bëhen bashkë për muzikën. Miqtë e afërt, kanë zbuluar se tashmë Flori është duke punuar për disa produksione të reja muzikore, që do të jenë këngë për artistë të tjerë.

Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë./PanoramaPlus