minuti.al

... e reja e cdo minuti!

PSG-ja ‘huton’ INTERIN, mbyllet pjesa e parë 2 me 0 për francezët

publikuar nga RedaksiaLexo, ne #Lexo. ora 21:51


Mbyllet pjesa e parë!

47’- Tjetër mundësi e mirë për PSG-në. Një gjuajtje e Kvaratskhelia-s devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën. Një tjetër tentativë e gjeorgjianit me kokë, përfundon mbi portë.

45′- Akordohen 2 minuta shtesë.

44’- E pabesueshme çfarë ka humbur Dembele. Pas metra larg vijës fatale, sulmuesi gjuajti keq dhe shumë larg portës. Mundësi e artë e shpërdoruar.

37’- Rasti më i mirë për Interin. Thuram provon me kokë pas një krosimi nga këndorja, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

35’- Mkhitaryan hedh një top të rrezikshëm në zonën e francezëve. Thuram nuk e shfrytëzon si duhet dhe shkon në anësore.

29’- Interi provon të dalë në sulm, por e ka shumë të vështirë. Parisinët janë të vendosur shumë mirë në prapavijë.

21’- Goool 2-0 Paris Saint-Germain! Nuk ndalen francezët, që shënojnë edhe të dytin. Pas një kundërsulmi vrastar, Doue e ndali topin në fundin e rrjetës, i ndihmuar edhe nga një devijim i Dimarco.

12’- Gooool PSG-ja 1-0! Zhbllokohet finalja. Një “ish” ndëshkon Interin. Hakimi merr një top të shkëlqyer në zonë dhe me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Nuk feston në shenjë respekti ndaj zikaltërve.

10’- Vjen gjuajtja e parë në portë. Doue tenton nga jashtë zone, por Sommer kontrollon topin pa shumë probleme.

8’- Vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme nga francezët. Vitinha provon me dy krosime në zonë, por nuk shfrytëzohen në asnjë rast.

5’- Minutat e para flasin për francezët. Paris Saint-Germain duket më i vendosur në këtë fillim lojë. Italianët e kanë të vështirë të kalojnë mesin e fushës.

3’- PSG-ja duket më kërkuese në minutat e para. Doue provon me një top në zonë, por Acerbi largon rrezikun.

0’- Nis finalja e Champions League. PSG-ja dhe Interi duan triumfin e madh.