PSG-Inter, francezët me një dorë te trofeu. Shënohet goli i katërt
publikuar nga RedaksiaLexo, ne #Lexo. ora 22:40
73’- Gooool Paris Saint-Germain 4-0! Spektakli i francezëve nuk ka të ndalur. Rrugën e rrjetës e gjen edhe Kvicha Kvaratskhelia.
69’- Vjen momenti i Asllanit. Shqiptari merr vendin e Calhanoglu.
64’- Gooool Paris Saint-Germain 3-0! Francezët prekin trofeun e Champions League. Doue ka shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një asist nga Vitinha dhe me një gjuajtje të fortë në zonë, e ndali topin në rrjetë.
62’- Dy zëvendësime të tjera te Interi. Largohen Bisseck dhe Mkhitaryan, futen Darmian dhe Augusto.
60’- Kundërsulm i shpejtë nga Paris Saint-Germain. Të besuarit e Luis Enrique-s i afrohen edhe golit të dytë. Gjuajtja e Hakimit, devijohet dhe kalon të gjithë pasqyrën e portës, para se të shkojë në këndore.
57’- Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.