LETONI-SHQIPËRI/ Mbyllet me barazim ndeshja, kushqezinjtë komplikojnë çdo gjë për botërorin
publikuar nga F.autor, ne #AlpeNews. ora 21:34
Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.
Trajneri Silvinjo për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojtje duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme. Por ndërkohë, ka bërë një tjetër ndryshim taktik në krahun e djathtë, duke hedhur në fushë Ballin në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në krahasim me ndeshjen e luajtur ndaj Serbisë pak ditë më parë në Tiranë.
LIVE LETONI-SHQIPËRI 0-1
90+5′ Mbyllet në barazim 1-1 sfida!
90+3′ Asllani tenton me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
84′ Cernomordijs shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Dakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
82′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj e Broja, në vendet e tyre futen Daku e Uzuni.
80′ Manaj godet në hyrje të zonës, por topi ndalet sërish nga Zviedris. (VIDEO)
77′ Ikanuieks dhe Gutkovskiv, në vendin e tyre futen Daskevics dhe Regza.
69′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Bajrami.
62′ Laçi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
60′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe në vendin e tij futet Muçi.
55′ Asllani tenton me një gjuajtje nga distanca, por portieri Zviedris e ndal. (VIDEO)
52′ Ismajli tenton me kokë dhe topi përplaset te mbrojtësi e më pas ndalet nga portieri. Pas tij tenton Manaj, por ndalet nga Ciganiks në vijën fatale. (VIDEO)
50′ Cigaņiks shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45+4′ GOL LETONIA 1-1/ Cernomordijs godet me kokë dhe ndëshkon kuqezinjtë. (VIDEO)
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
36′ Asllani provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon shumë pranë portës. (VIDEO)
29′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Arbër Hoxha hedh një krosim në zonë dhe topi devijohet nga portieri dhe më pas përplaset nga Manaj për të shkuar në rrjetë. (VIDEO)
NGJARJET KRYESORE
36’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Asllani i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
36’ Broja në të djathtën vallëzon mes mbrojtësve e më pas fiton një goditje këndi.
29’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkon drejt Manajt, devijohet nga sulmuesi por pastaj është Çernomordijs i cili e çon në portën e tij. (VIDEO)
21’ Pret Strakosha gjuajtjen e Ikaunieks! (VIDEO)
18’ Penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
17’ Balliu harkon në zonë, Manaj e Asllani ngatërrohen dhe nuk gjuajnë në portë.
12’ Broja fiton topin në të djathtën pranë zonës dhe pason për Laçin, gjuajtja e të cilit bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)
9’ Dy goditje këndi radhazi për kuqezinjtë, por pa gjetur një devijim që mund të rrezikonte portën e vendasve.
7’ Harkim i Asllanit në zonë, një mbrojtës devijon dhe i heq sferën Manajt duke rrezikuar edhe autogolin. (VIDEO)
2’ Në harkimin nga këndi është Gutkovskis i cili devijon rrezikshëm duke vënë në provë Strakoshën. (VIDEO)
2’ Vendasit sulmojnë nga e djathta dhe fitojnë shpejt një këndore.
1’ Nis dueli në Riga.
FORMACIONET ZYRTARE
LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Çernomordijs, Balodis, Jaurizems, Saveljevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskis.
Trajner: Paolo NIkolato
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo