minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Trafikoi mbi 1 ton kanabis/ Kapet në Francë 50-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

publikuar nga Re Nato, ne #ABC News. ora 14:10


Një 50-vjeçar shqiptar u kap në Francë, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘The Wanted”.

Paul Deda, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit./abcnews.al