Një vit pa Kadarenë/ Miq dhe shkrimtarë kujtojnë gjeniun e letrave shqipe
publikuar nga xhir jeta, ne #ABC News. ora 15:24
Me mall dhe vargjet e recituara prej tij në sfond kujtohet gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, një vit pas largimit nga jeta tokësore. Frymë kombëtare e ëndërr europina, është letërsia e tij për bashkëshorten Helena Kadare.
Bashkësundues të epokës, e cilëson studiuesi Shaban Sinani, referuar veprës së tij të fundit.
Pa pengje letrare dhe me korpus të dëshiruar për brezat, iku nga kjo tokë Kolosi i letrave shqipe, thekson botuesi.
Ismail Kadare është shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve me librat e tij u dha mundësinë shqiptarëve të mendonin dhe ëndrronin perëndimin, përtej kufirit dhe errësirës së diktaturës.
Ndërsa botës i prezantoi Shqipërinë, me traditat dhe kulturë europiane me perkthimin ne mbi 45 gjuhe. Kadare shenon 68 vite krijmtare duke prekur çdo gjini letrare, por mbetet prijesi i romanit, që i dhuroi çmimet më të rëndësishme letrare, përveç Nobelit.