minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

publikuar nga Nijazi Mema, ne #ABC News. ora 16:11


Kina është e gatshme të diskutojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për politikat tregtare, përfshirë tarifat dhe subvencionet, të cilat Uashingtoni i ka identifikuar si pengesa për reformimin e OBT-së.

Një zyrtar i lartë i Kinës në OBT deklaroi se Kina ka dëgjuar “çdo fjalë” që SHBA-ja ka thënë në OBT – në lidhje me praktikat e saj tregtare dhe është e hapur për të diskutuar tarifat, politikat industriale dhe disa përfitime – që ajo merr nga statusi i saj si vend në zhvillim – si pjesë e bisedimeve më të gjera për reformën – përpara një takimi ministror në Kamerun në 2026.

Ai theksoi se statusi i Kinës si vend në zhvillim ishte i panegociueshëm, por ajo mund të heqë dorë nga përfitimet e Trajtimit Special dhe Diferencial (SDT) në negociatat e ardhshme – ashtu siç bëri së fundmi në bisedimet për rregulloret e brendshme.

Megjithatë, ish-zëdhënësi i OBT-së, Keith M. Rockwell shprehu skepticizëm se Kina do të heqë plotësisht dorë nga këto përfitime, veçanërisht në sektorë si bujqësia.

Kina gjithashtu është e hapur për të diskutuar subvencionet për të siguruar një fushë loje më të drejtë, për sa kohë që këto diskutime shoqërohen me vullnet të mirë nga pala tjetër.

Megjithatë, ajo nuk do të pranojë përpjekje për të ndryshuar sistemin e saj ekonomik. Pas bisedimeve pozitive tregtare në Gjenevë dhe Londër, Kina ka treguar gatishmëri për të diskutuar tarifat brenda OBT-së.