minuti.al

... e reja e cdo minuti!

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit

publikuar nga Suela Meno, ne #Euronews. ora 18:11


Pasditen e sotme një vatër zjarri ka shpërthyer në fushën e grumbullimit të mbetjeve në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit, në periferi të qytetit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe flakët e madha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi të zi të ngritura në ajër.

Banorët po përballen me aromën e padurueshme që vjen bashkë me tymin që është krijuar në ajër.

Ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje dhe po përpiqen që të shuajnë flakët.