minuti.al

... e reja e cdo minuti!

HABIT trafikanti shqiptar në gjyq: Prokurori ishte informatori ynë

publikuar nga s.autor, ne #AlpeNews. ora 21:44


Gjyqi i një shqiptari ka marrë bujë ditët e fundit në Gjermani. Bild shkruan se në gjyqin para Gjykatës së Qarkut në Hanover, një trafikant kokaine me emrin Besim M. ka ngritur akuza të rënda ndaj një prokurori gjerman, i cili aktualisht po hetohet për ryshfet. 41-vjeçari shqiptar, që prej tetorit 2024 po vuan një dënim gjashtëvjeçar për trafik droge, ka ‘fundosur’ prokurorin Yashar G.

Mediat gjermanë theksojë se se prokurori Yashar G. ndodhet nën akuzë se ka furnizuar sindikatën më të madhe të drogës në Gjermani me informacione në këmbim të parave. Banda u zbulua kur u përpoq të kontrabandonte 16 ton kokainë nga porti i Hamburgut dhe hetuesi kryesor kundër grupit ishte pikërisht Yashar G. nga Prokuroria e Hannoverit.

Në vitin 2019 u takova me të për herë të parë në një restorant grek,” i tha Besim M. gjykatëses.

Ai atëherë nuk e njihte Yashar G. dhe nuk dinte asgjë për funksionin e tij. Në një grup të vogël ai i ishte prezantuar si një mik. Por Besim M., që është ‘bosi’ i drogës, pretendon se gjatë një shëtitjeje pranë liqenit Maschsee ka mësuar të vërtetën për prokurorin.

Ai më tregoi se është një prokuror që e paguan dhe tha emrin Yashar. Ky ishte një skandal i vërtetë. Një polic mund të korruptohet. Por një prokuror? Kjo ishte e rrezikshme. Vetëm shumë pak njerëz e dinin”, tha ai.

Ai i paguante informatorit 5000 euro në muaj për informacione dhe i kishte thënë një bos droge me emrin Konstantinos S. para se të arrestohej. Para arrestimit, Konstantinos S. ishte arratisur në Dubai. Për të mos u kuptuar që trafikantët në bisedat e Sky ECC flisnin për një prokuror, ata përdornin kodin “Cop” (në anglisht: polic) për Yashar G.